Në një intervistë në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Haradinaj ka thënë se lënia e veteranëve jashtë pagës minimale përbën mesazh të keq për shoqërinë dhe mosvlerësim të kontributit të tyre në luftën çlirimtare, transmeton lajmi.net.
“Pse u desh të liheshin veteranët e luftës jashtë pagës minimale? Pse, ku i ndihmon më shumë? Së pari, e çon një porosi në publikun tonë që nuk njihet kontributi dhe sakrifica”, ka deklaruar ai.
Haradinaj ka përmendur edhe gjendjen shëndetësore të shumë veteranëve, duke thënë se një pjesë e tyre përballen me sëmundje dhe trauma të shkaktuara nga lufta.
“A e dini që veteranët, shumica prej tyre, vuajnë nga sëmundjet, kanë trauma? Si i përjashtoni? Unë këtë e quaj lidhje të shkurtër, këtë qeverisje që e bëjnë Albini e Dejona”, është shprehur Haradinaj.
Kritika ndaj Qeverisë ai ka adresuar edhe për sektorin e energjisë, duke pretenduar se Kosova po importon sasi të mëdha të energjisë dhe mallrave nga Serbia, ndërsa ka vënë në pikëpyetje përfitimet e qytetarëve nga qeverisja aktuale.

Fluturime Direkte Prishtine - Dortmund
Fluturime direkte nga Prishtina drejt Dortmundit duke filluar nga vetëm 99 Euro, Rezervo online në www.triktravel.com
REZERVO TANI →“Ne sot importojmë nga Serbia më shumë se gjithë, mallrat e Serbisë e kanë pushtu Kosovën nga zero euro import jemi treg i tyre”, ka thënë ai.
Haradinaj ka akuzuar gjithashtu persona të afërt me pushtetin për përfshirje në tregtinë e energjisë, duke përmendur Albin Kurtin dhe Dejona Mihalin.
Gjatë së njëjtës intervistë, Haradinaj ka folur edhe për Milan Radoiçiqin dhe zhvillimet politike që lidhen me përfaqësuesit serbë në Kosovë.
Ai ka deklaruar se Radoiçiqi ishte larguar nga Kosova gjatë kohës kur ai drejtonte Qeverinë, ndërsa ka bërë një krahasim mes tij dhe ministrit Nenad Rashiq.

Fluturime Direkte Prishtine - Dortmund
Fluturime direkte nga Prishtina drejt Dortmundit duke filluar nga vetëm 99 Euro, Rezervo online në www.triktravel.com
REZERVO TANI →“Radoiçiqi në kohën time e ka lëshuar Kosovën, jo në të tyren. Njëjtë si ky që handarevet me Rashiqin. Edhe Rashiqi mund të bëhet Radoiçiq, edhe çdo nënkryetar serb një ditë mund ta ndërrojë anën”, ka deklaruar Haradinaj.
Ish-kryeministri ka kujtuar edhe takimet që kishte zhvilluar me Radoiçiqin në kohën kur ky i fundit ishte përfaqësues i Listës Serbe.
Ndërkaq, duke folur për periudhën e qeverisjes së tij, Haradinaj ka përmendur si vendime të rëndësishme shndërrimin e Trepçës në ndërmarrje të Kosovës, formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë.
Deklaratat e Haradinajt vijnë në një kohë të përplasjeve politike mes opozitës dhe Qeverisë, veçanërisht për çështjen e veteranëve, ekonominë dhe raportet me komunitetin serb në Kosovë./lajmi.net/
Çështja e Apelit, kur pritet të merret vendimi…
Nurije Sylaj vendos të mbrohet në heshtje, nuk…
Kryetari i Fushë Kosovës kërkon dorëheqjen e drejtorit…
Mbrëmje magjike për Egnatian, skuadra shqiptare triumfon në Evropë
