Politikë

Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Në emisionin “RTK Prime”, Haziri ka theksuar se LDK-ja është mësuar të shihet si parti bashkëpunuese dhe si urë ndërmjet subjekteve politike.

“Unë e di që LDK-ja vitin e kaluar e ka humbur pragmatizmin. Se ne jemi mësuar njerëzit me na parë bashkëpunues”, tha ai.

“Ne jemi mësuar njerëzit me na parë bashkëpunues. Ka qenë mundësi e jashtëzakonshme në parimin e pragmatizmit politik, të cilin ne e kemi mësuar këtë popull, jemi mësuar ndërkohë me na parë urë”, ka thënë Haziri.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ai ka pranuar se këto vendime i kanë kushtuar LDK-së në aspektin elektoral. “Ndëshkimi i LDK-së dy herë ka qenë shumë i madh për shkak të vendimeve politike. Ne kemi marrë shuplakë elektorale për atë punë”, është shprehur ai.

Haziri ka thënë se Kosova po përballet me procese dhe sfida të mëdha. Sipas Hazirit, vendi ka nevojë për vendime të guximshme, edhe nëse ato nuk janë popullore, ndërsa ka vënë në pikëpyetje gatishmërinë e kryeministrit për t’i zbatuar zotimet e tij.

Haziri ka paralajmëruar se vendimet e mëdha që e presin Kosovën mund të jenë ndër më jopopulloret.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vënë në pikëpyetje nëse partia e tij ka pasur vullnet të mjaftueshëm për të hyrë në procese zgjedhore, duke iu referuar rezultateve jo të kënaqshme dhe perceptimit të qytetarëve.

Ai ka thënë se perceptimi i publikut nuk është domosdoshmërisht e vërteta, por ajo që qytetarët besojnë, ndërsa ka pranuar se rezultatet zgjedhore të LDK-së nuk kanë qenë të mira.

“Veç të lutem edhe njëherë, a ka pasë LDK-ja vullnet me hy në zgjedhje ndonjëherë?  Nëse populli beson sikur edhe ju në këtë rast, atëherë diçka ka pasë, se rezultati zgjedhor nuk na ka dalë kërkund”, ka deklaruar Haziri.

Ai më pas ka theksuar se LDK-ja në procesin e fundit politik e ka refuzuar ofertën për bashkëqeverisje, pasi ka kërkuar bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe jo ndarje të pushtetit.

“Ne kemi refuzuar ofertën për bashkëqeverisje. Ne kemi dashur bashkëpunim gjithëpërfshirës. Me rëndësi për neve kanë qenë proceset e jo ndarja e pushtetit”, ka thënë Haziri.

​Projektbuxheti për vitin 2027 nis nesër shqyrtimin në…

Krijohet Komisioni i ri Mbikëqyrës për Odën e…

Eman Rrahmani: Punën e parë që e ka…

Musliu-Shoshi për Ligjin për Specialen: Ose përfshihen rekomandimet…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *