Politikë

A do të kandidojë Armend Zemaj për kryetar të LDK-së?

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Në emisionin “Politiko” në Kanal10, Zemaj ka thënë se gara në LDK gjithmonë ka qenë atraktive dhe e debatueshme, duke shtuar se ambiciet e anëtarëve dhe gatishmëria e tyre për të kandiduar mund t’i japin forcë procesit.

Ai ka theksuar se nuk e sheh të arsyeshme që një kandidat ta propozojë vetveten, duke lënë të kuptohet se një kandidaturë duhet të vijë përmes propozimeve nga të tjerët brenda subjektit politik.

“Unë kur kam menduar dhe kam besuar se duhet ndryshimi, kam ardhur edhe në studion tuaj dhe e kam arsyetuar pse kërkoj ndryshimin e lidershipit të LDK-së dhe çfarë lidershipi të ri ka nevojë LDK-ja. Por tash, çdo lidership duhet ta propozojë dikush. Nëse më propozon dikush po, por të propozoj vetveten nuk më duket e arsyeshme”, ka deklaruar Zemaj.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ai ka shtuar se ambiciet e kandidatëve të mundshëm dhe shprehja e gatishmërisë për të marrë përgjegjësi mund t’i japin më shumë fuqi dhe dinamizëm garës brenda LDK-së.

Hoxhaj për kreun e PDK-së: Nuk mjafton një…

Biznesmeni nga Prizreni publikon faturën e energjisë: 157…

Mikhail Bogachek propozohet ambasador i ri i SHBA-së…

Çitaku: Ligji për Specialen kthehet në Kuvend më…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *