Politikë

Konfirmon Çitaku: Është siguruar financimi për betejën në Apel

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ndër të tjera, ajo tha se ka ndryshuar mënyra e komunikimit me LVV-në, teksa theksoi se ato që i kanë thënë për këtë parti, ende qëndrojnë.

“Nuk do të ishte korrekte nga ana ime që sot të them që nuk kemi një komunikim dhe një vetëdije tjetër, edhe nga ana e eksponentëve të LVV-së, të zyrtarëve më të lartë të saj. Janë një varg vendimesh që janë marrë në Komision. Jemi zotuar në konfidencialitet, shumë gjëra s’mund t’i themi publikisht”

“Por, financimi është siguruar, kjo është punë e kryer dhe këtë mund ta them. Nuk mund të flas për shuma, por gjithçka që është kërkuar nga mbrojtja… më duket se ka qenë rreth 150 mijë euro në muaj për çlirimtarët tanë, aq ka qenë kërkesa e ekipeve të mbrojtjes, dhe aq janë ndarë, ndonëse rregullorja e miratuar nga Ministria e Drejtësisë ka paraparë një shumë pothuajse përgjysmë më të vogël. Por, janë ndërmarrë masat dhe vendimi është marrë. Jemi të kënaqur me këtë pjesë”, deklaroi Çitaku në Klan Kosova.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Sipas saj, “Aleanca na ka mbështetur pa asnjë kusht. Pa asnjë kusht. Na ka mbështet në çdo përpjekje. E di që ata nuk e kanë bërë për ne, e kanë ditë se kjo nuk është për PDK-në, është për një vlerë shumë më të madhe pjesë e së cilës kanë qenë edhe ata vetë”.

Çitaku tha se ende nuk i ka takuar ish-krerët e UÇK-së pas verdiktit, por theksoi se shumë shpejt do ta bëjë një gjë të tillë.

Daut Haradinaj: Shporta mujore është trefishuar, jeta e…

Kosova i bashkohet Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve në Paris

UEFA publikon renditjen e Fair Play, në cilin vend gjendet Kosova?

QKUK-ja e konfirmon mungesën e barnave në Onkologji:…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *