Politikë

Kosova përgatitet për sezonin dimëror, Task-Forca ndërinstitucionale koordinon masat për furnizim me energji

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Në këtë takim, të mbajtur të hënën, më 9 nëntor, morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Financave, KEK-ut, ZRrE-së, KEDS-it, KESCO-s dhe KOSTT-it.

Gjatë diskutimeve u trajtuan gjendja aktuale e sektorit të energjisë, bilanci energjetik, kapacitetet e prodhimit, kërkesa e pritshme për konsum dhe mundësitë e sigurimit të energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit.

Sipas raportimeve të operatorëve, KOSTT ka arritur të rrisë kapacitetet e transmetimit ndërkufitar me Shqipërinë për 150 MW, ndërsa me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi për nga 100 MW. Gjithashtu, ka nisur koordinimi me KEDS-in për identifikimin dhe trajtimin e pikave të ngushta në rrjet gjatë periudhave me ngarkesë të lartë.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ndërkaq, KEDS ka bërë të ditur se ka siguruar materialet e nevojshme për mirëmbajtjen dhe intervenimet në rrjet, ka realizuar riparimet në nënstacionet përkatëse dhe është i gatshëm për menaxhimin e ngarkesës gjatë periudhave të konsumit të lartë.

KESCO ka njoftuar se është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për sigurimin e kapaciteteve dhe sasive shtesë të energjisë elektrike, me qëllim të përmirësimit të sigurisë së furnizimit gjatë muajit dhjetor.

Në anën tjetër, KEK ka bërë të ditur se po angazhohet për operimin me të gjitha kapacitetet aktualisht në dispozicion, përkatësisht tri blloqet e Termocentralit “Kosova A” dhe bllokun B2 të Termocentralit “Kosova B”.

Sa i përket bllokut B1 të “Kosovës B”, që nga prilli i këtij viti aty po zhvillohen punimet për vendosjen e sistemit të elektrofiltrave dhe sistemit DeNOx, të financuara dhe kontraktuara nga Bashkimi Evropian. Afati kontraktual për përfundimin e tyre është 25 nëntori, por kontraktori ka paralajmëruar vonesa në realizimin e projektit.

Për këtë arsye, Task-Forca ka vendosur që gjatë kësaj jave të mbajë një takim tjetër, ku do të ftohen edhe përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, me qëllim të marrjes së informatave më të hollësishme për ecurinë e punimeve.

Task-Forca Ndërinstitucionale do të vazhdojë koordinimin gjatë gjithë sezonit dimëror, për të identifikuar me kohë sfidat, për të vlerësuar rreziqet dhe për të propozuar masa që synojnë ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike në vend. 

Inspektorati ndal punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj

Baba i Diana Kastratit: Edhe 15 vjet pas…

Ahmeti akuzon Qeverinë për bllokimin e themelimit të…

Ish-kandidati për deputet i LDK-së, Vebi Mujku emërohet…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *