Përmes një postimi, Maqedonci ka theksuar se ky është buxheti më i lartë në historinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, përmes këtij buxheti do të vazhdojnë investimet në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
“Përmes këtij buxheti, do të vazhdojnë investimet në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, furnizimin me pajisje dhe sisteme moderne ushtarake, ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe zhvillimin e infrastrukturës mbrojtëse”, ka shkruar Maqedonci.
Ai ka bërë të ditur se këto investime synojnë forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe avancimin e mëtejmë të FSK-së./lajmi.net/
Vrasja në Skenderaj, babë e bir dënohen me…
Limaj: Kosova nuk është më e njëjta pas…
Nagavci: Nuk e kuptoj çfarë synon PDK-ja me…
Ymeri i drejtohet Kurtit me dy pyetje: A…
