Ajo duke folur për emrin e Përparim Ramës, ka thënë se LDK ia ka dhënë mundësinë Ramës që të kandidojë për kryetar të LDK’së për Prishtinën, ndërkohë shton se ambiciet e tij për kryetar të LDK’së janë shumë legjitime.
Madje Lushaku ka thënë se është shumë kurreshtare që ta shoh platformën e tij për drejtimin e LDK’së.
“Partia jonë i ka dhënë mundësi që të garojë dhe të jetë kandidat për Prishtinën. Ambiciet janë shumë legjitime. Jam shumë kurreshtare ta shoh platformën e tij”, ka thënë ajo në T7.
Sipas Lushaku-Sadriut është vlerë e shtuar fakti që ka kaq shumë emra që synojnë të kandidojnë për kryetar të LDK’së.
Kosova përgatitet për sezonin dimëror, Task-Forca ndërinstitucionale koordinon…
Inspektorati ndal punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj
Baba i Diana Kastratit: Edhe 15 vjet pas…
Ahmeti akuzon Qeverinë për bllokimin e themelimit të…
