Politikë

Kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Kosovë: “Kosova është pjesë e Serbisë”

Nga · 4 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Dimoviq, së bashku me pesë kandidatë të tjerë dhe përfaqësues të lëvizjes studentore, vizituan Kosovën gjatë fundjavës.

Kjo ishte vizita e tyre e parë pas fitores në zgjedhjet në Serbi.

“Nga kjo vizitë kthehemi me forcën që do të na nevojitet për ta çliruar vendin tonë nga kthetrat e krimit të organizuar. Bashkëkombësve tanë në Kosovë u përcjellim një mesazh dashurie dhe solidariteti, me premtimin e qartë se nuk do t’i harrojmë kurrë”, shkroi Dimoviq në Facebook.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Lista Studentore ka deklaruar se, sa i përket Kosovës, do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron atë pjesë të territorit të saj, ndonëse Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe është njohur nga shumë shtete.

Siç shihet nga fotografitë, përveç Dimoviqit, në delegacionin e Listës Studentore ishin edhe Millena Petroviq, Emillija Markoviq, Jugosllav Gashiq, nga Universiteti i Prishtinës me seli në Mitrovicën e Veriut, si dhe Nemanja Karoviq.

Gjatë vizitës në Kosovë, ata u takuan vetëm me përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, njoftoi të dielën në mbrëmje Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit.

Sipas njoftimit, kandidatët e Listës Studentore u takuan në Manastirin e Graçanicës me mitropolitin e Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, për t’u njohur nga afër me jetën e komunitetit serb dhe me sfidat me të cilat përballet Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë.

“Përfaqësuesit e Listës Studentore shprehën gatishmërinë që, përmes punës dhe angazhimit të tyre të ardhshëm në institucione, t’u kushtojnë vëmendje mbrojtjes së komunitetit serb, të drejtave të tij dhe objekteve të shenjta ortodokse, duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm me banorët serbë të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Delegacioni i Listës Studentore gjatë vizitës në Kosovë, më 7 dhe 8 nëntor.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua lëvizjes studentore për më shumë hollësi rreth vizitës në Kosovë, qëllimit të saj dhe planeve të ardhshme, si dhe për të mësuar nëse parashihen takime me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës. Por, deri në publikimin e lajmit, nuk mori përgjigje.

Më 7 nëntor, kandidati i Listës Studentore nga Kosova, Jugosllav Gashiq, përsëriti se nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe, të cilën e bëri përgjegjëse për, siç tha, përkeqësimin e pozitës së serbëve në Kosovë.

Lista Serbe është partia kryesore politike e serbëve të Kosovës, e cila deri më tani ka vepruar me mbështetjen e Partisë Përparimtare Serbe dhe të ish-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo mban nëntë nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës dhe udhëheq të gjitha komunat me shumicë serbe në vend.

Pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi, më 25 tetor, Lista Serbe deklaroi se i “merr parasysh” rezultatet zgjedhore dhe shfaqi shpresën se bashkëpunimi institucional do të vazhdojë.

Fitorja e lëvizjes studentore i dha fund sundimit 14-vjeçar të Vuçiqit, i cili e pranoi humbjen menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve.

Pritet që Lista Studentore ta formojë e vetme Qeverinë e re të Serbisë.

Megjithatë, nuk dihet ende se kë do ta propozojë për kryeministër, ndërsa nuk ka paraqitur ndonjë program të qartë politik. REL

Zemaj sfidon shifrat e Kurtit për 171 mjekët…

LDK thotë se presidentja largoi fotografinë e Rugovës…

Bejta dhe Akili përplasen ashpër

Përplasje në Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *