LDK në një njoftim për media tha se Presidenca është institucion shtetëror ku nderohen themeluesit e shtetit dhe aktet mbi të cilat është ndërtuar ai.
“Fotografia e Atit Themelues të Republikës së Kosovës dhe Deklarata e Pavarësisë kanë domethënie historike e shtetërore. Trajtimi i tyre si elemente dekorative që mund të zëvendësohen me vepra arti është i gabuar dhe i papranueshëm.Presidenti Ibrahim Rugova përfaqëson udhëheqjen historike të përpjekjes së Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci. Deklarata e Pavarësisë shpreh vullnetin e popullit të Kosovës për shtet të pavarur e sovran. Nderimi i tyre në institucionin e Presidencës është shprehje e respektit ndaj historisë dhe identitetit shtetëror të Kosovës”,thuhet në reagim.
Sipas LDK-së largimi i këtyre dy simboleve cenon këtë respekt institucional.
“Presidenca ka përgjegjësi të ruajë vazhdimësinë e shtetit dhe të nderojë trashëgiminë e tij. Kjo përgjegjësi tejkalon mandatin e secilit president dhe duhet të pasqyrohet edhe në mënyrën se si paraqitet shteti në hapësirat e tij zyrtare, para qytetarëve dhe përfaqësuesve të huaj.”
Gjithashtu përmend një reagimi për media, LDK-ja kërkon rishikimin e këtij vendimi dhe rikthimin e fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë në vendet e tyre të nderit në Presidencë.
“Një veprim i tillë do të dëshmonte respektin që institucioni i Presidentit duhet të ketë ndaj themeleve të Republikës që përfaqëson.”.
Kurti viziton STATION F në Paris, kampusin më…
Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz…
Incident i rëndë në Ministri të Ekonomisë, punëtori…
Kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Kosovë:…
