Politikë

Tomë Gashi: Astrit Dehari është vrarë dhe ky është epilogu i vetëm

Nga · 4 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ai ka thënë se familjarët e Astrit Deharit presin epilog nga Prokuroria Speciale dhe se sipas tij epilogi i vetëm përfundimtar është se Astrit Dehari në bazë të provave është vrarë.

“Astrit Dehari është vrarë fiks para 10 viteve dhe ne e dimë që prokurorë të caktuar atëherë kanë tentuar që para se të përfundojnë hetimet ta mbyllin rastin si vetëvrasje. Personi që para Prokurorisë së Shtetit ka deklaruar se kinse rasti i Astrit Deharit është vetëvrasje ka qenë kryeprokurori i Prokurosë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha. Për Sylë Hoxhën dhe deklarimet e tilla për tentimet e manipulimit në drejtësi, unë në emër të Astrit Deharit kam paraqitur edhe kallëzim penal i cili është në sirtarët e kësaj prokurorie dhe nuk ka asnjë epilog deri më tani”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se pjesa më e dhimshme është tentimi i manipulimit të opinionit përmes gazetarëve të caktuar dhe për këtë ka akuzuar ish-drejtorin e Klan Kosovës, Baton Haxhiun që ka thënë se ka marrë një CD me incizime të pjesës së Burgut të Prizrenit, koridorit dhe pjesëve tjera dhe i ka publikuar për të manipuluar opinionin para se vetë prokurori i rastit të ketë.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Unë sigurisht që kam pasur takime të shpeshta me ish prokurorë dhe prokurorin e rastit për të cilin familja e astrit Deharit dhe unë si avokat shpresojmë që do të vije një vendim për ta thënë të vërtetën në aspektin ligjor sepse në aspektin faktik ne të gjithë e dimë se Astriti është vrarë. Sigurisht se dikush mund ta konsideroj këtë deklarimin tim se po flas si avokat i Astrit Deharit, por secili që ka pas mundësi t’i shoh vetëm disa prej fotografive që e tregojnë trupin e Astrit Deharit, ne një miliardë përqind jemi të sigurt se trupi i Astrit Deharit është prova kryesore në të cilën vërtetohet se Astriti është vrarë”, ka thënë Tomë Gashi,

Ai ka thënë se ka dokumentacione tjera të IML-së në Zvicër që edhe në teori e eliminojnë vetëvrasjen e Astrit Deharit dhe sipas tij edhe në bazë të ekspertizave është gjetur edhe ADN të personit të tretë.

“Tentativa e prokurorit të mëhershëm që ka qenë, Bekim Kodraliu ka qenë tentimi i manipulimit të ekspertëve të Zvicrës duke dërguar pliko të thonjve kinse të Astrit Deharit dhe plikot i ka dërguar të zbrazëta. Për këtë arsye unë kam besu se ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale apo prokurori i shtetit të inicioj kallëzim penal dhe hetim kundër vetë prokurorit që ka tentuar ta manipuloj IML në Zvicër dhe opinionin. Për ta fshehur këtë krim që e ka bërë ai, atëherë ka kërkuar faktikisht njoftim nga ekspertiza në Kosova dhe është mbyllur ky rast në kuptimin që mbetjet e thojve të Astrit Deharit kanë qenë të hargjuara dhe askush nuk mund të bëj ekspertiza të tjera”, ka thënë Dehari.

Ai ka thënë se mbetjet e thojve kanë qenë të rëndësishme për të vërtetuar ADN-ja se me çfarë persona ka pas të bëj Astrit Dehari në dhomën që është mbajtur padretësisht për 78 ditë në dhomën e Burgut në Prizren.

“Duhet ta dini dhe besoj që e dini që për 78 ditë, i dyshuar për çështje të terrorizmit Astrit Dehari nuk është marrë kurrë në pyetje nga institucionet e Kosovës. Ju e dini kush ka qenë në pushtet në vitin 2016. Nexhmi Krasniqi ka deklaruar se kinse Astrit Dehari ka vdek për shkak të medikamenteve apo drogave. Këtë deklaratë ai vetë e ka demantuar para 3-4 kur është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale”, ka shtuar Gashi. 

Nëna e Astrit Deharit: Prokurori Shefkiu na ka…

Avni Dehari akuzon prokurorët për manipulime në rastin…

Banka Zhvillimore mbetet premtim edhe pas pesë vjetësh

Policia konfiskon një armë zjarri në Skenderaj

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *