Lajmet e Fundit

Thaçi ‘shpërthen’ në të qeshura, Geci tregon se si ia puthi dorën

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Fadil Geci ka vazhduar edhe sot dëshminë në Gjykatën Speciale kundër krerëve të UÇK’së.

Geci pretendon se Thaçi e ka shkruar komunikatën 59 ku kërkohet vrasja e vëllait të tij, Gani Gecit.“Komunikatën 59 nuk jem ndal na kemi bisedu me krejt shtabin e kemi pyet kush e ka shkru.

Për këtë Milaim Zeka e informoi vëllain tem Gani Gecin. Kurrfarë jarani se kom Milaim Zeken edhe ai është marksist, ai është jaran i këtyne këtu edhe pse është nip i Llaushës. Çka ka ma të keqe se me nënshkru komunikatën 59”, deklaroi Geci.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Pajtohesh me mua se përpos asaj që pretendon Thaçi nuk ka thënë asgjë të keqe për familjen Geci”, pyeti mbrojtja e Hashim Thaçit.“Jo nuk ka thënë asgjë të keqe veç ka dhënë urdhër për komunikatën 59”, tha dëshimtari, përcjell PrishtinaPost.

Tutje, mbrojtja e Thaçit pyeti Gecin nëse Thaçi gjatë luftës ia puthi dorën?Geci e konfirmoi se ishte e vërtetë, por sipas tij kishte prapavijë.

“Burri që ta puth dorën është i rrezikshëm, katastrofë është. Kur menon që është në rrezik tonat i bon”, deklaroi Geci.

Në këto momente shihet teksa Thaçi shpërthen në të qeshura.“Femnat me ma puthë dorën e kam mërzi e le mo burrat”, shtoi ai. /PrishtinaPost

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *