Lajmet e Fundit

VV-ja lëshon mbledhjen, dështon votimi i Buxhetit të Prishtinës për vitin 2025

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

   ​

Për herë të dytë, ka dështuar të votohet buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin e ardhshëm. Kjo pasi, partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje lëshoi mbledhjen e sotme, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës, nuk ka marrë pjesë fare në këtë seancë.

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka thënë se si parti nuk janë konsultuar në lidhje me buxhetin e propozuar, raporton EO.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ai ka thënë se ky buxhet nuk i shërben Prishtinës por që “është buxhet zgjedhor i LDK-së i krijuar nga zyrtarë të LDK për interesat e tyre partiake”.

“Nuk i keni votat e nevojshme, e keni sjell draftin e njëjtë, mendësi të njëjtë. Siç e dini ky është një moment vendimtarë që determinon vizion për zhvillim. Është moment kritik dhe se VV nuk mund të mungoj siç nuk ka munguar asnjë herë në raste të tilla. Kemi përkrahur dhe kemi mbështetur çdo iniciativë që është në të mirë të kryeqytetit. Për këtë buxhet as nuk jemi pyetur as nuk jemi konsultuar. Vazhdojmë të mendojmë që ky buxhet nuk i shërben Prishtinës por është buxhet zgjedhor i LDK-së i krijuar nga zyrtarë të LDK për interesat e tyre partiake, për ta shtyre përpara agjendën zgjedhore”, ka thënë ai.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se buxheti është i gjatë dhe transparent që mundëson zhvillimin e kryeqytetit.

“Gjitha procedurat i kemi diskutuar dhe përpilimi i buxhetit është një proces shumë transparent dhe gjitha kërkesat e qytetarëve shkojnë nëpër drejtori përkatëse. Ky buxhet mundëson transformimin dhe zhvillimin e kryeqytetit”, tha ai.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *