Lajmet e Fundit

Plus një përforcim tjetër te Trepça!

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Disfatat e shënuara të Trepçës në muajin e parë të stinorit të ri të Superligës si dhe humbja e finales së Superkupës në basketboll nga Bashkimi, si duket ka goditur rëndë klubin, ndërsa Adis Beciragic ka reaguar menjëherë me përforcime në tregun e transfereve.

Kështu, pas James Grahamit të zyrtarizuar më 9 tetor, nuk kanë kaluar më shumë se një javë, ndërsa mitrovicasit veçse kanë zyrtarizuar edhe përforcimin e radhës në ekip.

Thellwell Drew @ Trepca fm

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Tani, fjala është për 24 vjeçarin Andrew Thellwell që në stinorin e kaluar ka qenë pjesë e kategorisë së dytë franceze, duke luajtur për ekipin e njohur Pau Orthez. Thellwell ka pasur edhe një paraqitje zyrtare në stinorin 20269/27 në kuadër të Basketball Champions League për ekipin izraelit Hapoel Holon, por me ata si duket nuk ka vazhduar tutje.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Amerikani i lindur në Oviedo të Floridës, është 192 centimetra i gjatë dhe ka bërë karrierë evropiane në stinorin e kaluar në Francë, siç u cek më lartë, ndërsa tash e tutje pritet të qëndrojë te Trepça. Ai, ka regjistruar edhe paraqitje për kombëtaren e Xhamajkës në këto dy vite.

Thellwell Drew @ Trepca fm

Te Pau Orthez përndryshe, Tellwell ka kryer stinorin me mesatare prej 10.9 pikëve për ndeshje, duke bërë 1.7 asistime dhe 1.8 kërcime. Ai ka përqindje relativisht të lartë për shutin për tri pikë, ku mesataren e ka gati 40% – saktë, 39.2%. Në SHBA, ai ka qenë pjesë e NCAA ku për katër stinorë ka luajtur për Morehead State Eagles e në stinorin e pestë atje ka qenë pjesë e Iowa Hawkeyes.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *