Lajmet e Fundit

Selvija Jao Ndryshe: Malli për Shpat Kasapin dhe Kujtimet e Papërsëritshme me të Birit, Roelin

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Një vit pas ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit, bashkëshortja e tij, Selvija Jao, ka ndarë kujtime dhe emocione të thella në rrjetet sociale, duke i kushtuar një dedikim prekës djalit të tyre të vogël, Roelit. Fotografi të rralla, ku Shpati shihet pranë Roelit, shoqërojnë mesazhin e Selviges, duke sjellë në pah dhimbjen e papërshkrueshme dhe mallin e përditshëm për mungesën e tij.

“Nuk ka ditë që të mos pyes veten si do të ndihej Shpati po ta shihte Roelin sot. Sa krenar do të ishte për çdo fjalë, hap e arritje të tij… por nuk ndryshohet dot caktimi i të Madhit Allah!”, ka shkruar ajo, duke shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e bashkëshortit.

Selvija Jao Ndryshe: Malli për Shpat Kasapin dhe Kujtimet e Papërsëritshme me të Birit, Roelin

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Selvija ka theksuar përkushtimin e saj për t’ia ruajtur kujtimin e babait djalit, duke e bërë Shpatin pjesë integrale të historisë së Roelit. “Më dhemb shpirti që Roeli do të rritet pa babain që nuk kalon asnjë ditë pa mos e kërkuar… por unë do ta mbaj Shpatin gjallë në çdo kujtim e histori që do t’i tregoj. Do t’i flas për dashurinë e madhe dhe krenarinë që Shpati do të kishte për të”, ka shtuar ajo me lot në sy.

Në fund të mesazhit, Selvija shpreh besimin se dashuria për Shpatin do të jetë e përjetshme dhe se ai vazhdon t’i vështrojë ata nga lart. “Dua të besoj se, sa herë Roeli buzëqesh, Shpati buzëqesh bashkë me të… diku atje lart. Dashuria për të nuk do të zbehet kurrë; do të jetojë në zemrën e Roelit, në çdo ëndërr, buzëqeshje dhe hap të tij”. Ky mesazh emocionues reflekton forcën e dashurisë prindërore dhe kujtimin e pavdekshëm të një babai.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *