Showbiz

Thirrje për Bojkot ndaj Yll Limanit: Cilat janë arsyet pas pakënaqësisë?

Ditët e fundit, rrjetet sociale janë përfshirë nga një debat i nxehtë, ku shumë qytetarë kanë bërë thirrje për bojkotimin e koncertit të Yll Limanit të planifikuar në Tiranë. Ky reagim vjen në një kohë kulmore të protestave të zhvilluara në kryeqytet, teksa një pjesë e publikut shprehë pakënaqësi ndaj figurave publike që, sipas tyre, nuk kanë marrë qëndrim për çështjet sensitive që po diskutohen gjerësisht në vend.

Në postimet virale online, disa qytetarë kanë deklaruar se kanë vendosur të anulojnë pjesëmarrjen në koncert, edhe pse biletat ishin blerë më parë. Debati është intensifikuar me shpërndarjen e fotografive të Yll Limanit nga aktivitete publike, veçanërisht ato që lidhen me gjelbërimin e Tiranës.

Një nga postimet më të shpërndara në Instagram rendit disa nga problemet kryesore që kanë nxitur pakënaqësinë e qytetarëve. Në listë përfshihen çështje të ndryshme që kanë dominuar mediat vitet e fundit, si: menaxhimi i hapësirave publike në Tiranë, siguria në ambientet shkollore, skandali i lidhur me shërbimet e Onkologjikut, transparenca e tenderëve publikë dhe fenomenet e emigracionit.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Deri më tani, Yll Limani nuk ka ofruar asnjë reagim publik lidhur me thirrjet për bojkot apo komentet negative që po qarkullojnë në platformat sociale.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *