E premte, 30 Tetor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
✦ Kurti në pritje të raporteve nga Gërvalla dhe Sveçla, nuk përgjigjet nëse do të ketë shkarkime ✦ Haxhiu: Pasuria që nuk mund të justifikohet do të konfiskohet, ajo që është vjedhur nga shteti do t’i kthehet shtetit ✦ ​Hoti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Çdo neglizhencë institucionale do të trajtohet sipas ligjit ✦ Kurti – Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është prioritet strategjik i joni ✦ Formohet Komisioni Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale në rastin e Arlinda Zekajt – Kjo është përberja ✦ Anu Prattipati takohet me presidenten Shiroka-Pula, ambasada amerikane rithekson përkushtimin ndaj Kosovës ✦ Albin Kurti emëron Emil Maksutin zëvendësministër të Administrimit të Pushtetit Lokal ✦ Kadrijaj alarmon për rrezikun e mbylljes së 15 qumështoreve: Rreth 500 punëtorë mund të mbesin pa punë
Lajmet e Fundit

Sindikata e Policisë dënon sulmet gjatë protestave: Policët e Kosovës nuk janë palë në asnjë debat politik

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit gjatë protestave në Prishtinë, duke dënuar dhunën dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë të angazhuar në terren.

Në mbledhjen e mbajtur sot, Sindikata ka diskutuar situatën e krijuar gjatë protestave dhe angazhimin e policëve në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

SPK ka theksuar se e drejta për protestë, tubim paqësor dhe shprehje të lirë duhet të respektohet dhe të garantohet, por ka bërë thirrje që kjo e drejtë të mos shndërrohet në dhunë ndaj policëve, institucioneve apo qytetarëve.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Sindikata ka dënuar hedhjen e mjeteve piroteknike, mjeteve të forta dhe çdo formë sulmi ndaj zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës.

“Policët e Kosovës nuk janë palë në asnjë debat politik. Ata janë profesionistë të uniformuar, të cilët në këto rredeklaroina kanë për detyrë të zbatojnë ligjin dhe të garantojnë sigurinë e të gjithëve”, thuhet në reagimin e SPK-së.

Sindikata ka shprehur mbështetje për pjesëtarët e Policisë së Kosovës që po angazhohen në terren, duke thënë se ata po kryejnë detyrën për ruajtjen e rendit, institucioneve dhe sigurisë së qytetarëve, përfshirë edhe pjesëmarrësit në protesta.

Në reagim, SPK ka apeluar që dallimet politike dhe qëndrimet individuale të mos përkthehen në përplasje me autoritetet që kanë për detyrë ruajtjen e rendit.

“Policët janë bijtë dhe bijat tuaja, vëllezërit dhe motrat tuaja”, thuhet më tej në reagim, ku theksohet se shumë prej tyre kanë qenë edhe bashkëluftëtarë dhe sot vazhdojnë t’i shërbejnë vendit.

Sindikata ka rikujtuar gjideklaroishtu se çdo polic i lënduar në kryerje të detyrës është një anëtar familjeje që pret të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Në fund, SPK ka bërë të ditur se do të vazhdojë të qëndrojë pranë zyrtarëve policorë dhe të kërkojë mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të tyre profesional, duke insistuar që çdo veprim ndaj policëve të vlerësohet në bazë të ligjit dhe jo për motive politike.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *