Lajmet e Fundit

Rusia nuk e di cili është Vuçiqi i vërtetë: Ndryshe flet me ne, ndryshe me Perëndimin

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ka komentuar deklaratat e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me shitjen e municioneve Bashkimit Evropian.

Ai së fundmi ka deklaruar se Serbia është e detyruar të vazhdojë tregtinë e armëve me vendet e Bashkimit Evropian, madje edhe nëse mallrat e shitura përfundojnë në Ukrainë.

Siç tha Zaharova, Moska nis nga supozimi se Beogradi do t’i përmbahet premtimeve të veta dhe nuk do t’i dërgojë armë Ukrainës, raporton N1.

“Lideri serb jep deklarata të caktuara kur është në Moskë, e krejt të tjera kur ndodhet në pjesë të tjera të rajonit, gjë që krijon përshtypjen se në Serbi ndoshta ekziston edhe një president tjetër Vuçiq”, tha ajo.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Shumë herë, përfshirë edhe në nivelet më të larta, kemi marrë nga udhëheqja e Serbisë deklarata se eksporti i municioneve me origjinë serbe është nën kontroll të rreptë dhe se kjo prodhimtari nuk do t’i dërgohet Ukrainës, në mënyrë që Kievi të mos mund ta përdorë kundër ushtarëve tanë”, shtoi zyrtarja ruse.

Njëkohësisht, Zaharova kujtoi se “ushtarët rusë shumë herë i kanë ardhur në ndihmë të popullit vëllazëror serb”.

“Refuzoj madje edhe të diskutoj jo vetëm për mundësinë, por edhe për vetë temën që ushtarët rusë – të cilët historikisht kanë dhënë zemrën e tyre në çdo kuptim të fjalës, duke dhënë jetën ose duke shprehur dashuri dhe besnikëri ndaj vëllezërve serbë – mund të goditen apo vriten nga armë, municione ose granata serbe”, përfundoi ajo.

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) kishte njoftuar më herët se Beogradi po furnizon Kievin me municion, pavarësisht neutralitetit të shpallur.

Pas kësaj, Vuçiq premtoi se kontratat do të anulohen nëse autoritetet serbe kanë ndonjë dyshim mbi dokumentacionin ose përdoruesin përfundimtar të produkteve.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *