Showbiz

Elvana Gjata shpreh dhimbjen për Kosovën pas vendimit të Hagës: Liria u pagua me jetë

Vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka shkaktuar një reagim të fortë në shoqërinë shqiptare, duke i dhënë fund një periudhe tensioni dhe duke shpallur dënime të rënda për liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me një total prej 81 vjetësh burg për krime lufte, ky vendim ka ngjallur reagime të shumta, përfshirë atë të këngëtares së njohur Elvana Gjata, e cila nuk ka nguruar të shprehë shqetësimin e saj për këtë situatë.

Në një postim të saj në “Instastory”, Gjata e ka cilësuar këtë vendim si një padrejtësi të papranueshme ndaj një populli që ka luftuar për mbijetesë dhe për të drejtat e tij. Ajo shprehet se sot ndjen një dhimbje të thellë për Kosovën dhe për ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë e saj.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Reagimi i plotë i Elvana Gjatës është i mbushur me emocione dhe reflektim mbi vuajtjet e popullit shqiptar gjatë luftës:

“Kjo është pa-Drejtësia më e madhe e bërë ndaj një populli që luftoi për mbijetesën! Për të drejtën për të lindur e rritur fëmijët në tokën vet, në gjuhën e vet, me kulturën dhe zakonet e veta!

Sot më dhemb Kosova. Më dhemb për ata që dhanë jetën, për nënat që humbën fëmijët, për familjet që humbën gjithçka dhe për një popull të tërë që luftoi jo për të marrë tokën e askujt, por për të mos u dëbuar nga e veta.

Liria e Kosovës nuk ishte dhuratë. U pagua shtrenjtë. Me jetë. Me gjak. Me dhimbje që ende sot jeton në mijëra familje.

Historia e një populli nuk mund të rishkruhet duke harruar pse ai u detyrua të luftonte.

UÇK-ja lindi nga nevoja për liri dhe mbijetesë.

Kosova është e lirë.

Dhe këtë të vërtetë nuk e dënon dot askush.”

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *