E premte, 30 Tetor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
✦ Kurti në pritje të raporteve nga Gërvalla dhe Sveçla, nuk përgjigjet nëse do të ketë shkarkime ✦ Haxhiu: Pasuria që nuk mund të justifikohet do të konfiskohet, ajo që është vjedhur nga shteti do t’i kthehet shtetit ✦ ​Hoti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Çdo neglizhencë institucionale do të trajtohet sipas ligjit ✦ Kurti – Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është prioritet strategjik i joni ✦ Formohet Komisioni Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale në rastin e Arlinda Zekajt – Kjo është përberja ✦ Anu Prattipati takohet me presidenten Shiroka-Pula, ambasada amerikane rithekson përkushtimin ndaj Kosovës ✦ Albin Kurti emëron Emil Maksutin zëvendësministër të Administrimit të Pushtetit Lokal ✦ Kadrijaj alarmon për rrezikun e mbylljes së 15 qumështoreve: Rreth 500 punëtorë mund të mbesin pa punë
Lajmet e Fundit

Kurti e fton Hamzën në takim: PDK-së i duhen votat e VV-së për nënkryetarin, VV-së prezenca e PDK-së për presidentin

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës nuk është dashur ta braktisë seancën konstituive të Kuvendit, duke bërë thirrje që deputetët e kësaj partie të rikthehen të dielën në sallë.

Kurti ka thënë se synimi është që të përfundojë zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit dhe më pas të procedohet me formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

“Unë besoj që PDK-ja nuk është dashur ta braktisë procesin e konstituimit të Kuvendit. Shpresoj që të vijnë të dielën, në mënyrë që t’i sjellim edhe këta katër nënkryetarë të tjerë, dhe mandej të procedojmë me qeveri e zgjedhje të presidentit”, deklaroi Kurti, para mediave.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Në këtë kontekst, Kurti ka bërë të ditur se ka ftuar në takim kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, me qëllim të diskutimit për situatën e krijuar dhe mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje.

Ai ka theksuar se mes dy subjekteve politike ekziston një ndërlidhje sa i përket votave për nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e PDK-së dhe procesit të zgjedhjes së presidentit.

“PDK-së për ta zgjidhur nënkryetarin nga radhët e saj i nevojiten votat e LVV-së, ndërsa LVV-së për ta zgjedhur presidentin i nevojitet mungesa e bojkotit apo vota kundër e PDK-së”, ka shtuar ai.

bazuar në Kurtit, pikërisht kjo situatë krijon nevojën që subjektet politike të ulen në një tryezë dhe të diskutojnë për një zgjidhje të përbashkët.

“Kjo tregon që ka shumë arsye që të takohemi. Dua të takohemi, të bisedojmë dhe aty t’i diskutojmë emrat”, ka shtuar ai.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *