E enjte, 29 Tetor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
✦ Hoxhaj: Mbështetja për krerët e UÇK-së është përgjegjësi shtetërore ✦ Hyjnë në fuqi masat e reja për protestat në Shqipëri, deri në 500 mijë lekë gjobë për protestuesit e maskuar që nuk i binden policisë ✦ Gashi e thotë hapur: Do të jem kandidat për kryetar të LDK-së, nëse hapet gara ✦ “Është përfolur se Ramush Haradinaj ushtron dhunë ndaj gruas së tij” – Anita Muçaj i drejtohet Arjeta Fejzës: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje, ndryshe shihemi në gjykatë ✦ The Times: Vuçiq dyshohet se planifikoi të përdorte forcën për të qëndruar në pushtet, ndryshoi qëndrim pas presionit europian ✦ Matoshi: Dobësimi i Vuçiqit mund të ndikojë në Kosovë, por Lista e Studentëve mbetet e paqartë për raportet me Perëndimin ✦ Dosja e Prokurorisë: Në shenjë hakmarrjeje për ndalimin e vëllait në Polici, Albert Sylaj e goditi Arlindën disa herë me sëpatë në dhomën e saj të gjumit ✦ Bayern Munich konfirmon gjendjen e Vincent Kompanyt pas daljes nga spitali
Lajmet e Fundit

Kurti e fton Hamzën në takim: PDK-së i duhen votat e VV-së për nënkryetarin, VV-së prezenca e PDK-së për presidentin

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës nuk është dashur ta braktisë seancën konstituive të Kuvendit, duke bërë thirrje që deputetët e kësaj partie të rikthehen të dielën në sallë.

Kurti ka thënë se synimi është që të përfundojë zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit dhe më pas të procedohet me formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

“Unë besoj që PDK-ja nuk është dashur ta braktisë procesin e konstituimit të Kuvendit. Shpresoj që të vijnë të dielën, në mënyrë që t’i sjellim edhe këta katër nënkryetarë të tjerë, dhe mandej të procedojmë me qeveri e zgjedhje të presidentit”, deklaroi Kurti, para mediave.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Në këtë kontekst, Kurti ka bërë të ditur se ka ftuar në takim kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, me qëllim të diskutimit për situatën e krijuar dhe mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje.

Ai ka theksuar se mes dy subjekteve politike ekziston një ndërlidhje sa i përket votave për nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e PDK-së dhe procesit të zgjedhjes së presidentit.

“PDK-së për ta zgjidhur nënkryetarin nga radhët e saj i nevojiten votat e LVV-së, ndërsa LVV-së për ta zgjedhur presidentin i nevojitet mungesa e bojkotit apo vota kundër e PDK-së”, ka shtuar ai.

bazuar në Kurtit, pikërisht kjo situatë krijon nevojën që subjektet politike të ulen në një tryezë dhe të diskutojnë për një zgjidhje të përbashkët.

“Kjo tregon që ka shumë arsye që të takohemi. Dua të takohemi, të bisedojmë dhe aty t’i diskutojmë emrat”, ka shtuar ai.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *