Showbiz

Tragedi në Malishevë: Gruaja 25-vjeçare vdes nga plagët, dyshimet bien mbi bashkëshortin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e fshatit Kërvasari në Malishevë. Jetlira Foniqi, 25 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Bashkëshorti i saj, Egzon Bytyqi, 26 vjeç, është plagosur rëndë dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas informacioneve të siguruara, dyshohet se Egzon Bytyqi është personi i përfshirë në këtë ngjarje tragjike. Ai mendohet se ka përdorur armën e babait të tij, të cilën e posedonte me leje.

Ngjarja ka ndodhur në dhomën e gjumit të çiftit, ku të dy bashkëshortët janë gjetur të plagosur. Pas trajtimit fillestar në Malishevë, ata janë dërguar me urgjencë në QKUK në Prishtinë. Fatkeqësisht, Jetlira Foniqi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe vdekja e saj është konfirmuar rreth orës 01:10 nga Emergjenca e QKUK-së.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ndërkohë, Egzon Bytyqi vazhdon të jetë në gjendje kritike shëndetësore. Ai është shtruar në repartin e Intensivës në QKUK, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Burime pranë familjes bëjnë të ditur se Bytyqi kishte punuar për shtatë vjet në Gjermani dhe ishte kthyer në Kosovë rreth një muaj para ngjarjes. Këto burime shtojnë se ai mund të ketë pasur probleme shëndetësore, përfshirë edhe shqetësime të shëndetit mendor.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë njësitet policore, hetuesit dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës. Rastin po e heton Prokuroria, ndërsa në vendngjarje ka dalë edhe prokurori i shtetit për Krime të Rënda. Ky i fundit ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje makabre.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *