Showbiz

Reagimi i Qeverisë pas fotos së Kurtit me të dyshuarin për spiunazh nga BIA

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka dalë me një reagim zyrtar pas publikimit të një fotografie ku shihet kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me Fehim Salin, personin e arrestuar nën dyshimin për spiunazh në favor të Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA).

Manxhuka ka theksuar se kryeministri Kurti gjatë mandatit të tij ka takuar dhjetëra organizata të pakicave të regjistruara dhe aktive në Kosovë. Ai shtoi se Qeveria nuk ushtron funksionin e kontrollit apo dhënien e amnistisë për askënd, por vuri në dukje se institucionet e sigurisë, veçanërisht Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), janë duke intensifikuar zbulimin e elementëve të dyshimtë të spiunazhit.

“Ne nuk bëjmë detektorin e askujt dhe as s’japim amnesti për askënd. Por, tash si asnjëherë më parë, institucionet e sigurisë, si AKI janë duke zbuluar gjithnjë e më shumë elemente të tilla të dyshimta spiunazhi, për çka i përgëzojmë për punën”, thuhet në deklaratën e Manxhukës.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Fehim Sali u arrestua më 13 gusht në pikën kufitare të Merdarit, pasi dyshohet se për një periudhë të pacaktuar kohore, deri në datën e arrestimit, ka ofruar vazhdimisht informacione dhe ndihmë për BIA-n serbe, me synimin për përfitim material. Prokuroria Speciale po vijon hetimet për këtë rast.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *