Sot, Olsa Muhameti feston ditëlindjen, dhe mes urimeve të shumta, një dedikim i veçantë ka ardhur nga moderatori Alaudin Hamiti. Hamiti, i njohur për bashkëpunimin e tij të ngushtë me Olsën në formatin “Big Brother VIP Kosova”, ka ndarë një fotografi me të shoqëruar nga një mesazh emocionues.
“Paç gjithmonë në jetë atë dritë e atë gëzim që ti ua dërgon njerëzve përreth. Uroj që ky vit të jetë plot aventura të bukura, e të realizosh çdo dëshirë tënden,” ka shkruar Alaudini, duke nënvizuar lidhjen e fortë mes tyre.
Por, çfarë ka zgjuar më shumë kureshtje është komenti i moderatorit në fund të urimit: “P.S. Dhe mos harro… na pret një Big Brother spektakolar!”. Ky mesazh vjen pikërisht në kohën kur spekulimet për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” janë në kulmin e tyre.
Sinjalet nga Alaudini, i cili tashmë ka filluar të aludojë për përzgjedhjen e personazheve të rinj, duket se konfirmojnë intensitetin e punës prapa skene për sezonin e ardhshëm. Olsa Muhameti, e cila prej edicionit të tretë mban postin e producentes ekzekutive, ka qenë një figurë kyçe në suksesin e formatit, duke vazhduar bashkëpunimin me Alaudinin dhe gjithë ekipin.
Me këtë rast, Alaudini jo vetëm uron Olsën, por edhe paralajmëron publikun se sezoni i ardhshëm, BBVK 5, pritet të jetë më “spektakolar” se kurrë më parë.


