Showbiz

“Nuk lëvizja dot këmbët…”/ Konkurrentja e “Për’puthen” rrëfen periudhën e vështirë shëndetësore

Konkurrentja e “Për’puthen”, Dasina Gjegji, ka qenë e ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Niko Komanin.

Ajo ka folur për një periudhë të vështirë që kishte kaluar kohët e fundit në spital. Por jo vetëm kaq, pasi ka komentuar edhe programin e dashurisë si dhe marrëdhënien e saj me Krisin.

Teksa foli për gjendjen e saj shëndetësore, Dasina e nisi duke thënë:

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Falë Zotit jam shumë mirë”.

Më pas ajo tregon se çfarë kishte ndodhur:

“Me thënë të drejtën po e marr veten totalisht, po rikuperohem, e kalova çdo frikë çdo traumë, jam në rregull përveç shenjës që kam te barku.

Situata ime ndodhi papritur me thënë të drejtën as vetë nuk e dija se gjendja do të ishte e rëndë dhe si shumica e njerëzve që i anashkalojnë disa gjëra mendoja, jo cikli ose diçka tjetër ishte komplet një gjë ndryshe.

Gjatë kohës që po regjistronim, gjatë darkës nuk jam ndjerë mirë dhe kur fillova të mos i lëviz dot këmbët e kuptova që ishte diçka më serioze dhe pasi kam shkuar në spital më kanë futur në sallë të operacionit”.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *