Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca, ka startuar fuqishëm sezonin veror, duke ngrënë më shumë se kurrë vëmendjen e publikut dhe mediave.
Në një postim të fundit, të cilin e shoqëron me mbishkrimin “Në habitatin tim natyral”, Enca shfaqet në plazh, duke veshur bikini të vogla që theksojnë linjat e saj trupore. Fotot e publikuara kanë ndezur rrjetet sociale, duke marrë komente të shumta dhe pëlqime.
Enca, e cila njihet për stilin e saj të guximshëm dhe fotot shpeshherë provokuese, ka treguar edhe një herë se di si ta mbajë veten në qendër të vëmendjes, duke sjellë pamje që padyshim ngrohin atmosferën e verës.


