Showbiz

Dedikim Tragjik: Gruaja e viktimës nga Smrekonica i drejtohet bashkëshortit të ndjerë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në fshatin Smrekonicë, ku dy të rinj, Qëndrim Xhemajli dhe Rinor Zejnullahu, humbën jetën në një vetaksident të tmerrshëm gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, në aksin rrugor Prishtinë-Mitrovicë.

Pas kësaj ngjarjeje të papritur dhe të dhimbshme, bashkëshortja e Qëndrim Xhemajlit ka shpërndarë një dedikim prekës për burrin e saj të ndjerë, duke shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e tij.

“Allahu deshti të të marrë afër vetes më shpejt se sa menduam ne. Jeta jem, ki mu mbajt mend si person i hareshëm, i qeshur dhe zemër dashur”, ka shkruar ajo, duke e përshkruar Qëndrimin si një njeri të dashur dhe plot jetë.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ajo shtoi se kujtimi për të do të mbetet përgjithmonë më i bukuri i jetës së saj. “Do mbetesh gjithmonë kujtimi më i bukur i jetës. InshaAllah Allahu të ka shpërbly me Xhennet”, ka përfunduar ajo mesazhin e saj, duke e shoqëruar me datën aktuale dhe një emoji të zemrës së thyer.

Humbja e dy të rinjve ka lënë pa tekst familjet, miqtë dhe të afërmit, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti fatal në Smrekonicë.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *