Showbiz

Lajmi bëri xhiron e rrjetit: Mësohen planet televizive të Hande Erçel

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Sezoni i ri i serialit të njohur “Teşkilat” ka sjellë në pah emrin e aktores Hande Erçel, duke ngjallur interes të madh në mesin e fansave.

Pas njoftimeve se produksioni është në kërkim të një protagonisteje të re femër, spekulimet rreth mundësisë që Erçel të bashkohet me kastin e serialit kanë shpërthyer në rrjetet sociale. Ky lajm ka krijuar një valë entuziazmi, veçanërisht për ata që e kujtojnë suksesin e saj të mëparshëm me aktorin Tolga Sarıtaş në “Güneşin Kızları”.

Megjithatë, këto aludime janë hedhur poshtë shpejt. Sipas informacionit të gazetarit të njohur turk, Birsen Altuntaş, Hande Erçel nuk ka pasur asnjë bisedë me drejtuesit e serialit për një rikthim të mundshëm.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Raportohet se plani i saj për vitin 2026 është i përqendruar në kinematografi dhe jo në serialet televizive, pasi ajo po punon për dy projekte filmike, një prej të cilave e ka shkruar vetë.

Edhe aktori Tolga Sarıtaş ka konfirmuar se nuk ka dijeni për ndonjë mundësi që Hande Erçel të bashkohet me “Teşkilat”. Ai u shpreh i habitur kur u pyet për këtë çështje gjatë pushimeve të tij në Çeşme.

Me këtë informacion, duket se Hande Erçel ka vendosur të përqendrohet në projektet e saj filmike, duke lënë pas mundësinë e rikthimit në televizion. Kërkimi për aktoren kryesore të sezonit të shtatë të “Teşkilat” vazhdon ende.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *