Showbiz

Moment Emotiv në Dasëm: Ja Çfarë Dhuroi Nusja për Edonën që Mbante Stërgjyshore!

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Një ngjarje e veçantë dhe plot emocion ka ndodhur mbrëmë gjatë një dasme, ku së bashku performuan dy artistët e njohur të skenës shqiptare, motër e vëlla, Edona dhe Milot Llalloshi. Ky moment i papritur u bë publik përmes një postimi të përbashkët në rrjetet sociale nga Miloti.

Në pamjet e shpërndara, shihet nusja e veshur me fustan të bardhë, e cila mban me krenari në duar albumin fizik të këngëtares Edona Llalloshi, të titulluar “Vendi i dashurisë”. Ky album, sipas Milotit, ishte ruajtur me shumë kujdes nga nusja ndër vite, duke pritur momentin e duhur për ta shfaqur.

“Nusja, një adhuruese e vërtetë… Ajo e kishte ruajtur albumin e Edonës për vite me radhë vetëm për këtë ditë të veçantë. Faleminderit!”, shkroi Miloti në mbishkrimin e videos, duke shprehur mirënjohjen për gjestin e jashtëzakonshëm të nuses.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ky veprim i pazakontë i nuses jo vetëm që e emocionoi artisten, por gjithashtu dëshmon edhe një herë dashurinë e madhe dhe besnikërinë e publikut ndaj muzikës dhe karrierës së Edona Llalloshit, e cila edhe pas shumë vitesh në skenë, mbetet një ndër emrat më të kërkuar, sidomos në dasmat shqiptare.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *