Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin gjerman, Berlin, ku Parada e Krenarisë LGBTQ+, e njohur si Christopher Street Day Parade, është anuluar menjëherë pas një incidenti ku një automjet ka përplasur disa pjesëmarrës në parkun Tiergarten.
Autoritetet policore të Berlinit kanë njoftuar se një operacion masiv policor është duke u zhvilluar në zonën e Tiergarten. Automjeti dyshohet se ka hyrë me forcë në park, duke lënduar një numër të konsiderueshëm personash. Mjekët dhe ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje duke ofruar ndihmën e parë të lënduarve, ndërsa numri ekzakt i viktimave nuk është bërë ende publik.
Policia ka bërë thirrje për evakuimin e menjëhershëm të zonës dhe po kryen kërkime intensive për personat e dyshuar. Një zëdhënës i policisë, përmes një video të publikuar në platformën X, ka konfirmuar ngjarjen dhe praninë e madhe të forcave të sigurisë dhe shërbimeve emergjente. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti janë duke vazhduar.


