Showbiz

Pas lajmit të pritjes së ëmbël, një tjetër risi vjen nga Ana dhe Kevini

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ana Ejupi po përjeton pa dyshim periudhën më të bukur të jetës, si në rrafshin personal ashtu edhe në atë profesional.

Dje u bë e ditur se ajo dhe partneri i saj, Kevini, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Kjo ngjarje e ëmbël shënon një moment historik për formatin televiziv ku ata u njohën, duke u bërë e para histori dashurie e lindur brenda shtëpisë që kurorëzohet me një fëmijë, përgjatë plot katër sezoneve të këtij spektakli.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Por, lajmet e mira nga Ana nuk mbarojnë me kaq. Pas suksesit të jashtëzakonshëm që pati me lojën e saj me letra “Unë dhe ti” për çifte, ajo ka vendosur të zgjerojë këtë projekt duke u përgjigjur kërkesave të fansave.

Përmes një videoje të publikuar së fundmi, Ana ka ndarë lajmin e ri me ndjekësit e saj duke zbuluar se ka sjellë një edicion të ri të lojës, kësaj radhe të dedikuar ekskluzivisht për shoqërinë.

Ajo e nisi njoftimin duke theksuar se ky hap vjen pas interesimit të madh. “Më në fund pritja ka mbaruar.

Kemi marrë pyetje e mesazhe pafund, tu na thënë se kur po kthehet loja,” ka cituar ajo në video, duke shpjeguar se përveç çifteve, tashmë grupet e shoqërisë kanë në dorë një mjet argëtimi plot me sfida për të shtuar të qeshurat gjatë pushimeve të përbashkëta.

Numri është i kufizuar dhe shitjet po ecin shpejt andaj bëni mirë të nxitoni.

Duket se ky vit është i mbushur me suksese dhe bekime për dyshen e njohur, duke dëshmuar se lidhja që lindi para kamerave po lulëzon çdo ditë e më shumë, teksa po bëhen gati për kapitullin e ri si prindër. /Prive By Liberta Spahiu

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *