E mërkurë, 29 Korrik 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Rubio fotografohet me dy fëmijë kosovarë në festën e pavarësisë së SHBA

Dy fëmijë kosovarë kanë pasur mundësinë të fotografohen me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, gjatë festimeve për 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për djemtë e ambasadorit të Kosovës në Washington, Ilir Dugolli, i cili mori pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Sekretari i Shtetit me rastin e jubileut të rëndësishëm amerikan.

Fotografia është publikuar nga Ambasada e Kosovës në SHBA, e cila njoftoi për pjesëmarrjen e ambasadorit në këtë incident.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Ambasadori Dugolli kishte kënaqësinë të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, të transmetuar nga KosovaPress.

“Ishte nder i veçantë t’u bashkohej miqve amerikanë në shënimin e këtij përvjetori historik dhe në kremtimin e vlerave mbi të cilat u themeluan Shtetet e Bashkuara”, thuhet më tej në njoftim.

Me rastin e festës së 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së, Rubio publikoi edhe një mesazh urimi, ku u shpreh optimist për të ardhmen e vendit të tij.

“Amerika është një komb i jashtëzakonshëm, sepse ne jemi një popull i jashtëzakonshëm. Me hirin e Zotit, do të vazhdojmë të jemi të tillë edhe për 250 vitet e ardhshme”, ka deklaruar ai.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *