E diel, 1 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
Lajmet e Fundit

Aktakuzë ndaj 25-vjeçarit nga Shqipëria për mbi gjysmë kilogram kokaine të kapur në Vërmicë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit të Shqipërisë, 25-vjeçarit Zere Deshiku, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të narkotikëve.

bazuar në njoftimit zyrtar, rasti lidhet me një kontroll të kryer më 30 tetor 2025 në Pikën Kufitare në Vërmicë, ku autoritetet kanë ndaluar të pandehurin gjatë hyrjes në territorin e Kosovës.

Gjatë kontrollit të automjetit që ai kishte marrë me qira në Tiranë, nën ulësen e shoferit është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë rreth 575.71 gram. Po ashtu, gjatë kontrollit fizik të të dyshuarit është gjetur edhe një sasi e vogël e substancës së dyshuar marihuanë.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Prokuroria e Prizrenit ka bërë të ditur se i pandehuri akuzohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Me rastin e ngritjes së aktakuzës, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit të provave dhe zhvillimit të procesit gjyqësor, i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet bazuar në ligjit në fuqi.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *