Showbiz

“U lajmërua dhe bosi i Përpamiut”, Mihali sërish përplaset në distancë me Lushtakun

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku, pas deklaratave të tij publike ndaj saj.

Në reagimin e saj, Mihali ka përdorur gjuhë të ashpër politike, duke iu drejtuar Lushtakut me akuza dhe kritika të drejtpërdrejta lidhur me përfshirjen e tij në zhvillimet politike dhe raportet me Partinë Demokratike të Kosovës.

“U lajmërua dhe bosi i Përparimit, Sami Lushtaku dora vet. Mirë bëre. Se çdo herë po mbetesh pas shpinës së Ganimetes”, ka shkruar Mihali, duke iu referuar përplasjeve të mëhershme politike.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ajo ka mohuar interpretimet e bëra për deklaratat e saj, duke thënë se nuk ka përdorur termat “krim i organizuar” apo “rrënjë të krimit” në mënyrën siç i janë atribuuar.

Mihali gjithashtu ka komentuar raportet e Lushtakut me PDK-në, duke pretenduar se ai ndikon në zhvillimet brenda këtij subjekti politik.

“Rrjeti kriminal dhe samilushtakët”, Lushtaku i përgjigjet Dejona Mihalit

Në një pjesë tjetër të reagimit, ajo ka përmendur edhe Aleksandër Mihalin, duke sqaruar se ai ka lindur në Tiranë dhe, sipas saj, lidhjet familjare të tij janë të qarta dhe të njohura publikisht.

Duke vazhduar me ton kritik, Mihali ka akuzuar Lushtakun për, siç është shprehur ajo, sjellje të lidhura me periudha të ndryshme politike dhe përfitime personale ndër vite, ndërsa ka ngritur edhe pyetje rreth angazhimit të tij gjatë luftës.

Reagimi i saj vjen pas deklaratave të Sami Lushtakut, i cili më herët e kishte kritikuar Mihalin, duke e akuzuar për ndërhyrje dhe ndikim në proceset politike në Kosovë.

Përplasjet mes palëve po vazhdojnë në distancë, përmes deklaratave publike në rrjete sociale dhe media, duke thelluar më tej tensionet politike mes përfaqësuesve të Vetëvendosjes dhe PDK-së./Telegrafi.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *