E mërkurë, 16 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Alarm për bombë pranë ambasadës amerikane në Tiranë, një send i lënë mes të rrugës alarmon zonën

Një alarm për praninë e një lënde të dyshuar shpërthyese ka aktivizuar këtë paradite forcat e policisë në zonën e Rrugës së Elbasanit në Tiranë, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

bazuar në informacioneve nga Top Channel, në vendincident kanë mbërritur menjëherë efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët kanë rrethuar perimetrin dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në segmentin ku është sinjalizuar objekti i dyshimtë.

Në terren ndodhen gjideklaroishtu specialistët e forcave xheniere dhe ekspertët e antieksplozivit, të cilët po kryejnë verifikimet përkatëse për të përcaktuar natyrën e objektit dhe nivelin e rrezikut. Në këtë moment po bëhet kontrolli me qentë e gardës antieksploziv.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Për arsye sigurie, zona është izoluar dhe qytetarëve u është kërkuar të shmangin lëvizjet pranë vendit ku po zhvillohen veprimet e forcave të rendit.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet lidhur me objektin e dyshimtë apo nëse bëhet fjalë për një kërcënim real.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *