Showbiz

Vanesa Sono zbulon të vërtetën pas tërheqjes nga ‘Prime’ – Letra misterioze dhe arsyeja e Indrit

Ish-konkurrentja e njohur e spektaklit ‘Ferma VIP’, Vanesa Sono, ka vendosur të thyejë heshtjen duke sqaruar publikisht arsyet e largimit të saj nga emisioni ‘Prime’ të mbrëmjes së sotme. Pas eliminimit nga ferma, këngëtarja u shpreh se nuk dëshiron të bëhet pjesë e lojërave që, sipas saj, cenojnë sinqeritetin.

Nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Vanesa falënderoi mbështetësit e saj dhe shpjegoi periudhën e qetësisë. ‘Gjatë gjithë këtyre ditëve nuk kam reaguar, pasi kam pritur që hijet e mia të dyshimit të vërtetohen. Kam qenë e sinqertë që prej fillimit dhe do të jem e tillë deri në fund,’ shkroi ajo, duke lënë të kuptohet se zhvillimet e fundit i kanë konfirmuar dyshimet e saj.

Vanesa njoftoi se nuk do të marrë pjesë në studion e spektaklit sonte, duke zbuluar një skenar që po përgatitej rreth saj. Ajo tregoi se produksioni e kishte kërkuar me ngulm pjesëmarrjen, por pasi u njoh me përmbajtjen e një letre që do të bëhej publike, mori vendimin për t’u tërhequr. ‘Sonte nuk do të jem pjesë e Prime, pasi e kam kuptuar përmbajtjen e letres, si është ideuar dhe përse më është kërkuar me ngulm të jem prezente. Nuk kam premtuar në asnjë moment që do të jem prezente ditën e sotme!’ deklaroi ajo prerë.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ish-fermerja zbuloi gjithashtu detaje nga kërkesat që i janë bërë të premten, duke përfshirë edhe dy ish-konkurrente, Klevisën dhe Sarën. Sipas Vanesës, letra në fjalë u përdor si mjet presioni pasi ajo refuzoi një ballafaqim në studio. ‘Ditën e premte më është kërkuar të bëj një ballafaqim me Klevisën dhe Sarën dhe, pasi e refuzova një gjë të tillë, më është treguar për ekzistencën e letrës,’ shtoi ajo.

Në fund të reagimit të saj, Vanesa dërgoi një mesazh të fortë, duke theksuar se askush nuk mund të përdorë figurën e vajzave për audiencë apo intriga loje. Ndërkohë, gjatë emisionit ‘Prime’ të mbrëmjes, Indri bëri të ditur Live se do t’i japë fund lidhjes me Vanesën, pasi këto ditë larg saj ka ndjerë liri dhe jo mungesë. ‘Nuk jam i duhuri për ty, ti meriton dikë që të do ashtu si ti mua,’ tha ai ndër të tjera teksa lexonte letrën drejtuar Vanesës.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *