Showbiz

Tragjedi në Malishevë: 27-vjeçar mbërrin pa jetë në QKMF, nis hetimi

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë, ku një 27-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). Ngjarja ka ndodhur në orët e pasditës, duke tronditur komunitetin lokal.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar informacionin për mediat. Sipas saj, rreth orës 19:35 të mbrëmjes së sotme, Policia ka marrë njoftim nga QKMF-ja në Malishevë për mbërritjen e një personi mashkull, të moshës madhore, pa shenja jete.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës janë angazhuar në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet e nevojshme hetimore. Rasti po trajtohet në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Është hapur zyrtarisht një procedurë për ‘Hetim të vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë do të transportohet për ekzaminim të hollësishëm mjeko-ligjor. Autoritetet kompetente po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që kanë çuar në këtë tragjedi.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *