Lajmet e Fundit

Të shtëna gjatë darkës zyrtare në SHBA – Trump largohet me urgjencë nga skena

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është larguar me urgjencë nga skena pasi janë dëgjuar të shtëna armësh gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington DC.

Sipas burimeve zyrtare, presidenti, zëvendëspresidenti JD Vance dhe anëtarët e kabinetit janë të gjithë të sigurt dhe jashtë rrezikut.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Në një reagim në rrjetet sociale, Trump konfirmoi se sulmuesi është arrestuar, duke lavdëruar forcat e rendit për reagimin e shpejtë dhe të guximshëm.Ai bëri të ditur gjithashtu se është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të autoriteteve dhe se pritet të mbajë një konferencë për media në orët në vijim.

Ndërkohë, darka tradicionale pritet të shtyhet dhe të organizohet brenda 30 ditëve të ardhshme.

Gazetari i njohur i CNN, Wolf Blitzer, ka qenë pranë vendit të ngjarjes dhe ka raportuar se ka parë një person të armatosur duke hapur zjarr vetëm disa metra larg sallës kryesore, përpara se të evakuohej nga policia.Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij incidenti të rëndë që tronditi një nga eventet më të rëndësishme mediatike në SHBA.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *