Lajmet e Fundit

Anulohet dënimi prej 500 milionë dollarësh ndaj Donald Trumpit

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Një gjykatë apeli ka hedhur poshtë një gjobë prej 500 milionë dollarësh (mbi 430 milionë euro) që presidenti amerikan, Donald Trump ishte detyruar të paguante vitin e kaluar në një proces civil për mashtrim në New York.

Gjykatësi Arthur Engoron kishte urdhëruar këtë dënim, pasi 79-vjeçari dyshohej se kishte rritur në mënyrë të paarsyeshme vlerën e pasurive të Organizatës Trump për të përfituar kushte më të favorshme kredi.

Në vendimin e tij, paneli i Apelit të Gjykatës Supreme të New Yorkut tha se, pavarësisht përgjegjësisë për mashtrim, gjoba prej gati gjysmë miliardë dollarësh ishte e tepruar dhe shkelte mbrojtjet kushtetuese të SHBA-së kundër dënimeve të tepërta.
Fillimisht, gjykatësi Engoron kishte vendosur një gjobë prej 355 milionë dollarësh, e cila, me interesat e grumbulluara, u rrit në mbi 500 milionë, raporton cnn.
Në këtë çështje civile kundër Trumpit, dy djemve të tij dhe Organizatës Trump, gjykatësi kishte vendosur gjithashtu që Trump të mos mund të ushtrojë funksione drejtuese në kompani apo të marrë kredi nga bankat për një periudhë trevjeçare në New York.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Paneli prej pesë gjyqtarësh të Apelit ishte i ndarë mbi çështjen kryesore të padisë së ngritur nga Prokurorja e Përgjithshme e New Yorkut, Letitia James, e cila akuzonte Trumpin dhe djemtë e tij për mashtrim të vazhdueshëm dhe të përsëritur. /t/Prishtina Post

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *