Lajmet e Fundit

Ekskluzive: Ky është prizrenasi që gjuajti me kallashnikov në ahengun familjar, arrestohet dhe ndalohet

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Festat e tilla s’po kanë të ndalur, e shumë prej atyre që po festojnë në këtë formë po përfundojnë në pranga.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën “Norbert Jokli” në Prizren, ku në një aheng familjar kishte të shtëna me armë zjarri, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm.

Si rezultat i intervenimit të Policisë, një person u arrestua, si dhe u konfiskua një armë zjarri me dhjetëra fishekë.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që u arrestua lidhur me këtë rast është Fatlind Bajselmani, rreth 24-vjeçar.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se fillimisht familja e të dyshuarit nuk e ka pranuar se është shkrepur arma, çka i shtyri zyrtarët policorë që të kontrollojnë shtëpinë e tyre – me ç’rast gjetën një kallashnikov me 30 fishekë.

Provat e gjetura në vendin e ngjarjes janë sekuestruar nga ana e Policisë si dëshmi, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të dy veprave penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *