Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pas publikimit të mesazheve të Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin, ku konfirmon përfshirjen e ambasadorit në Kroaci, Martin Berishaj për dallavere me rrymë, e po ashtu edhe për kontaktet e vazhdueshme me tashmë ish-kryeshefin e KEK-ut, ku ajo vendoste se kur të ndalej rryma në Kosovë.
Në një postim të bërë në Facebook, Selmanaj ka thënë se njerëzit me të drejtë pyesin që pse opozita merret me Dejonën, përderisa ajo nuk e ka asnjë pozicion publik.
Sipas tij, gjatë fushatës, kur deputetët e VV-së të kërkojnë votën, ai i ka bërë thirrje atyre që të kërkojnë që të vijë edhe vetë Dejona të jap premtime, përderisa ajo i merr vendimet.
