Showbiz

60 Milionë Euro në Rrezik për Kosovën: Vonesat në Reforma Kërcënojnë Fondet Evropiane

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Kosova përballet me rrezikun e humbjes së rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, nëse nuk arrin të zbatojë reformat e kërkuara deri më 30 qershor. Politika e bllokuar dhe mungesa e institucioneve plotësisht funksionale kanë penguar miratimin e legjislacionit të nevojshëm.

Ekspertët ekonomikë paralajmërojnë se humbja e këtyre fondeve do të ishte një goditje e konsiderueshme për ekonominë e vendit. Sipas raporteve, Kosova nuk ka arritur të finalizojë 13 hapat e parë reformues brenda afatit të caktuar. Përfaqësuesit qeveritarë kanë fajësuar mungesën e institucioneve funksionale për këto vonesa, duke theksuar se ngërçi politik ka ngadalësuar dhe bllokuar procesin e miratimit të ligjeve kyçe.

Fokusi i 11 hapave reformues të parë, të cilët duhen zbatuar deri në fund të këtij muaji, përfshinë sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, zhvillimin ekonomik, si dhe tranzicionin drejt një ekonomie të gjelbër dhe digjitale. Për më tepër, nëse reformat e tjera të 27 pikave nuk realizohen deri në dhjetor të këtij viti, Kosova rrezikon të humbasë edhe mbi 165 milionë euro shtesë nga fondet e BE-së.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Në total, Bashkimi Evropian ka parashikuar mbi 880 milionë euro, në formë grantesh dhe kredish, për Kosovën deri në fund të vitit 2027, por realizimi i tyre varet nga përmbushja e kushteve dhe reformave të vendosura.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *