E shtunë, 13 Qershor 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

13 komuna përfundojnë numërimin dhe verifikimin e votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 09:00 të së mërkurës, procesi i verifikimit dhe numërimit të votave ka përfunduar në 13 Qendra Komunale të Numërimit (QKN), ndërsa në nivel vendi janë procesuar 1,379 vendvotime nga gjithsej 2,498, apo 55.20 për qind.

bazuar në KQZ-së, qendrat ku ka përfunduar procesi i numërimit dhe verifikimit janë: Junik, Shtërpcë, Hani i Elezit, Partesh, Mamushë, Zubin Potok, Zveçan, Kllokot, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Ranillug dhe Mitrovicë e Veriut.

Ndërkohë, procesi i numërimit po vazhdon në 25 QKN të tjera, përfshirë: Leposaviq (19/25), Graçanicë (27/33), Kaçanik (34/44), Kamenicë (43/46), Deçan (39/48), Dragash (42/57), Istog (42/60), Fushë Kosovë (31/62), Klinë (44/62), Viti (49/62), Skenderaj (41/71), Malishevë (39/72), Drenas (44/73), Rahovec (54/75), Lipjan (49/83), Suharekë (43/86), Vushtrri (38/89), Mitrovicë e Jugut (60/100), Podujevë (58/103), Gjilan (48/127), Pejë (62/135), Gjakovë (59/144), Ferizaj (76/146), Prizren (77/232) dhe Prishtinë (60/262).

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *