E shtunë, 6 Qershor 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Zyra e Starmerit: SHBA-ja po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka sugjeruar se SHBA-ja po përpiqet të ndërhyjë në demokracinë britanike, pas deklaratave të zëvendëspresidentit amerikan JD Vance lidhur me vrasjen e adoleshentit britanik Henry Nowak.

Zyra e kryeministrit reagoi pasi Vance, në një postim në platformën X, pretendoi se Nowak do të ishte gjallë “nëse brezat e fundit të elitave evropiane do të kishin qëndruar kundër politikës së pushtimit masiv të emigrantëve, shumë prej të cilëve e përçmojnë Perëndimin dhe njerëzit që e duan atë”.

Në reagimin e saj, Zyra e Kryeministrit, pa e përmendur me emër Vance, deklaroi se në ditët e fundit janë parë përpjekje për ndërhyrje në demokracinë britanike dhe nxitje të përçarjeve në rrugë.

“Në ditët e fundit kemi parë njerëz që përpiqen të ndërhyjnë në demokracinë tonë dhe kërkojnë të nxisin përçarje në rrugët tona”, thuhet në deklaratë.

Një zëdhënës i qeverisë britanike deklaroi gjideklaroishtu se familja e Nowakut ka kërkuar që vdekja e tij të mos përdoret për të nxitur përçarje, urrejtje apo tensione të mëtejshme.

Rasti i vrasjes së Nowakut ka shkaktuar reagime të forta në Britani, pas publikimit të pamjeve ku shihen autoritetet policorë duke e prangosur atë ndërsa ndodhej në gjendje të rëndë nga plagët e thikës. Autori i sulmit, Vickrum Digwa, i cili e kishte akuzuar padrejtësisht për abuzim racist, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *