Showbiz

Ziza Pajaziti në gjendje të rëndë pas takimit të ‘veçantë’ me të burgosurin Laert Haxhiu? Avokati: Ajo nuk është esko*rtë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Pas muajsh spekulimesh dhe komentesh në media e rrjetet sociale, kanë dalë në pah detaje të reja lidhur me modelen kosovare Ziza Pajaziti dhe raportin e saj me të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu.

Avokati mbrojtës ka theksuar se Ziza Pajaziti nuk është personi që është etiketuar nga portale të ndryshme si “es*kortë”, por partnerja bashkëjetuese e Laert Haxhiut.

Ai ka kundërshtuar mënyrën sesi është trajtuar figura e saj në media, duke argumentuar se ndaj saj është zhvilluar një linçim publik pa prova konkrete dhe pa një vendim gjykate.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ndërkohë, edhe dokumente të përfshira në dosjen hetimore duket se përforcojnë këtë pretendim. Sipas raportimeve mediatike, Pajaziti ka paraqitur një deklaratë noteriale pranë institucioneve përkatëse, ku pohon se ka bashkëjetuar me Laert Haxhiun gjatë periudhës kur ai ndodhej jashtë burgut.

Më herët ka reaguar edhe avokati i Laert Haxhiut, i cili ka mohuar pretendimet për “takime të paligjshme” dhe ka kërkuar që çështja të trajtohet në rrugë ligjore, jo përmes etiketimesh publike.

Burime pranë mbrojtjes ligjore bëjnë me dije se gjendja psikologjike e modeles është përkeqësuar ndjeshëm pas publikimeve denigruese dhe komenteve fyese në rrjetet sociale. Sipas tyre, ajo ndodhet nën presion të vazhdueshëm emocional, ndërkohë që ndaj saj nuk ekziston asnjë vendim penal apo akuzë e provuar nga drejtësia shqiptare.

Ky rast ka rikthyer edhe një herë debatin mbi etikën mediatike dhe mënyrën sesi figura publike paragjykohen përpara se drejtësia të japë një vendim përfundimtar. Në mungesë të një vendimi të formës së prerë, juristë dhe analistë kërkojnë respektimin e prezumimit të pafajësisë dhe shmangien e etiketave që mund të cenojnë rëndë jetën personale të individëve.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *