Një histori e jashtëzakonshme vjen nga Shtetet e Bashkuara, ku një grua e zhdukur prej më shumë se një viti është gjendur e gjallë. Ganna Kovrizhynkh, 39 vjeçe, e cila u raportua e zhdukur në korrik të vitit 2025 gjatë një udhëtimi nëpër SHBA, është gjetur në Meksikë.
Familja dhe miqtë kishin humbur çdo kontakt me Ganna-n, ndërsa automjeti dhe rimorkioja e saj u gjetën të braktisura, duke shtuar misterin rreth zhdukjes. Pak para zhdukjes, nëna e saj kishte marrë një mesazh që ngjalli shqetësim të madh.
Pas muajsh pa asnjë informacion të sigurt mbi fatin e saj, policia ka konfirmuar se zonja Kovrizhynkh është gjendur gjallë në Meksikë, dhe autoritetet dyshojnë se ajo ndodhet aktualisht në shtetin Sinaloa. Detajet e plota rreth rrethanave të zhdukjes dhe arsyet e qëndrimit të saj larg për kaq gjatë mbeten ende të paqarta dhe nuk janë bërë publike.


