Showbiz

Zhaku largohet papritur nga ‘Post Ferma VIP’ – Pasojat e papritura pas finales

Në një zhvillim të papritur gjatë natës së dytë të emisionit ‘Post Ferma VIP’ këtë të hënë, ish-konkurrentja Zhaku ka kërkuar të largohet menjëherë nga studio.

Gjatë një diskutimi të nxehtë, Zhaku deklaroi se duhet të udhëtonte me avion dhe se koha po i kalonte shumë gjatë në ambientet e emisionit. “Më duket shumë e gjatë koha që po kaloj këtu. A mund të iki unë? S’kam asgjë për të thënë. Se do marrë avionin”, tha ajo, duke lënë të kuptohet për një largim të shpejtë.

Ky moment vjen pas finales së ‘Ferma VIP’, ku fituese u shpall Mimoza Ahmeti, duke rrëmbyer çmimin prej 129 mijë eurosh. Gjatë qëndrimit në fermë, Zhaku dhe Mimoza patën përplasje të forta, duke shkëmbyer akuza edhe për jetën personale, çka shtoi më tej tensionin mes tyre.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *