Showbiz

Zgjedhjet në Kosovë: Vetëvendosje në krye me mbi 50 mandate, KQZ numëron mbi 92% të votave

Procesi zgjedhor në Kosovë po i afrohet fundit, teksa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se mbi 92% e votave janë numëruar. Të dhënat e fundit, të publikuara të shtunën paradite, tregojnë se janë përpunuar 2,497 nga 2,691 vendvotime, duke përfshirë 92.79% të votave të hedhura.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson bindshëm me 44.09% të votave, duke grumbulluar 310,591 vota. Kjo pozitë e fuqishme i siguron LVV-së aktualisht 50 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 20.82%, duke përfituar 146,670 vota dhe 23 mandate.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) gjendet në vendin e tretë me 17.07% të votave, që përkthehen në 120,257 vota dhe 19 mandate.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 7.09% të votave, me 49,939 vota dhe 8 mandate, sipas të dhënave të KQZ-së.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *