Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur shifrat më të fundit sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura sot në Kosovë. Sipas të dhënave të publikuara në orën 15:14, 21.57% e qytetarëve me të drejtë vote e kanë ushtruar detyrën e tyre qytetare.
Në total, deri në këtë orë, kanë votuar 422,830 qytetarë në të gjithë vendin. Procesi zgjedhor po vijon normalisht në të gjitha qendrat e votimit, ndërsa KQZ po monitoron dhe raporton vazhdimisht për ecurinë e tij.
Autoritetet zgjedhore presin që interesimi për votim të rritet ndjeshëm gjatë orëve të pasdites, pasi tradicionalisht kjo periudhë shënon numrin më të lartë të votuesve. Përditësime të mëtejshme nga KQZ pritet të bëhen publike deri në mbylljen e procesit të votimit.


