Pas numërimit të rreth 47.68% të vendvotimeve në zgjedhjet lokale, Lëvizja Vetëvendosje po prin fuqishëm me 41.66% të votave të përgjithshme. Rezultatet paraprake tregojnë një dominim të LVV-së në shumicën e komunave me popullsi shqiptare.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21.72%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po përballet me një rezultat të papritur, duke u pozicionuar e treta me 18.31% të votave.
Deri më tani, LDK nuk ka arritur të kryesojë në asnjë komunë, ndryshe nga rivalët e saj. PDK prin në tri komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kryeson në dy, ndërsa Vetëvendosje po shënon fitore në shumicën dërrmuese të komunave shqiptare.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave dhe rezultatet përfundimtare pritet të shpallën së shpejti.


