Showbiz

Zbulohet për publikun: Lora Braha tregon për herë të parë bashkëshortin e saj

Këngëtarja e njohur Lora Braha, e cila shpeshherë është e pranishme në ekranet televizive, veçanërisht në emisionin “Odeon”, ka ruajtur me fanatizëm jetën e saj private larg syrit të publikut. Megjithatë, së fundmi, ajo i ka dhënë fund kureshtjes së fansave, duke bërë publik identitetin e bashkëshortit të saj.

Në një postim të ndarë në platformën Instagram, Lora dhe bashkëshorti i saj shihen krah njëri-tjetrit. Ky imazh ka ngjallur interes të shumtë, pasi shënon një nga rastet e rralla kur këngëtarja vendos të ndajë momente nga jeta e saj personale me publikun.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *